Milani “ngec” sërish, lëkunden pozitat e Gatuzos

0

Milani nuk arritur të marrë tri pikët në transfertën ndaj Empolit. Ekipi i drejtuar nga Xhenaro Gatuzo ka barazuar 1-1 në një takim ku u ndje shumë mungesa e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain. Ky rezultat ndërlikon dhe pozitat e teknikut italian që në tre ndeshjet e fundit nuk ka arritur të marrë rezultat tjetër përveç se barazimit.

Ndeshja –  Kriza në repartin e sulmit detyroi Gatuzon që të improvizonte duke vendosur në majën e sulmit Fabio Borinin. Milani kaloi në avantazh shuam shpejtë, në minutën e 10-të. Një goditje e Biljas merr një devijim pas kontaktit me Kapecin e Empolit dhe përfundon në trekëndësh. Kuqezinjtë vazhduan të ushtronin presion, por golin i dytë u shënua nga vendasit që barazuan shifrat me anë të një penalltie, që erdhi si pas një sër gabimesh të mbrojtjes vendase. Për pjesën e mbetur të lojës, Milani u hodh i gjithi në sulm, por pa arritur do të rigjejë avantazhin.

EMPOLI – MILAN    1 – 1

Shënues: Kaputo 71’ / Kapeci (aut) 10’

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.