Milan mediokër, dështim total ndaj Sampdorias

0

Nëse fiton me Shkëndijën, Krajovën e Krotonet e Serisë A, nuk do të thotë që ke skuadër niveli dhe këtë po e kupton mirë Milani, që sot u mund 2-0 nga Sampdoria, duke luajtur shumë keq.

Një dështim total, në lojë e rezultat, edhe pse golat erdhën në pjesën e dytë dhe i pari në minutën e 72-të, nga Duvan Zapata, ishte një dhuratë nga Kristian Zapata, qartësisht lojtar që nuk ka lidhje me Milanin.

Ashtu si ndaj Lacios, konfuzion dhe asnjë ide në sulm, ndërsa në mbrojtje panik total sa herë afrohej sulmi kundërshtar. Kështu nuk shkon, miliona pa fund të shpenzuar dhe dështim në ndeshjet që nuk janë realisht as ndaj rivalësh direktë. Imagjinoni me Interin, Napolin e Juven…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.