Mihani: Bylisin nuk e mbivlerësojmë, Besa i ka kualitetet ta mundë!

Besa ka vetëm tre pikë më pak se Bylisi kryesues, pasi kavajasit triumfuan në transfertë kundër Orikut dhe tashmë bëhen gati për finalen e së shtunës me ballshiotët.  Kapiteni i Besës, Meglid Mihani, flet për këtë përballje të rëndësishme të kavajasve dhe thekson se nuk u lehjet hap fals.

“Ndeshja me Bylisin për ne është finalja e vërtetë për kalimin në Kategorinë Superiore. Natyrisht që e kemi vlerësuar si sfidë, por pa asnjë mbivlerësim. Besa i ka të gjitha kualitetet që ta kalojë me sukses këtë ndeshje. Nga ana e skuadrës duhet vetëm kujdes dhe përqendrim maksimal nga minuta e parë e deri në fundin e ndeshjes”, thotë mesfushori qendror.

Mihani kërkon edhe mbështetjen e tifozerisë vendase: “Natyrisht që në këtë përballje do të kemi shumë tifozë kavajas në stadium. I ftoj që të jenë sa më shumë dhe ta shijojmë së bashku suksesin. Me mbështetjen e tifozëve, Besa do ta arrijë synimin final për Superioren”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *