Mesi kampion dhe jashtë fushe, tani në luftën kundër kancerit

Leo Mesi është padiksuti mnjë nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, por edhe jashtë fushe është shumë pak i përfolur. Argjentinasi ka qenë shumë pak pjesë e rubrikave rozë, apo është përfshirë në ska ndale, kjo edhe nga fakti se ai e ka bërë zgjedhjen e  tij për bashkëshorten shumë herët.

“Pleshti” ka treguar herë pas here se është një kampion jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj dhe së fundmi ai është bashkuar në një fushatë në luftën kundër kancerit. Pas stërvitjes me Barcelonë, Mesi ka vizituar spitalin e ”Sant Joan de Déu” për të dhënë kontributin e tij në themelimin e Qendrës së Kancerit Pediatrik të SDJ në Barcelonë, një qendër e specializuar për luftimin e kancerit që prek fëmijët.

Për pak më shumë se një vit e gjysmë u për e mundur mbledhja e një fondi prej 27.8 milionë eurosh dhe Mesi është mjaft i lumtur që kjo gjë u arrit.

“Është kënaqësi të jem këtu sot, për mua është një moment shumë i lumtur dhe është e jashtëzakonshme të bëhesh pjesë e këtij projekti dhe ta shohësh atë të bëhet realitet. Falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan dhe shpresojmë që fëmijët të munden të vazhdojnë të luftojnë këtë sëmundje mizore si kanceri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *