Merkatoja “varfëron” Superioren, zbuloni ekipin më të kushtueshëm shqiptar

Është një traditë e futbollit shqiptar. Edhe pse të gjithë (edhe ata që drejtojnë klubet) e pranojnë se nuk është strategjia më e mirë. Ndryshime të vazhdueshme të skuadrave, thuajse çdo verë një projekt i ri sportiv. Largime të pafundme lojtarësh, të shoqëruara me valë afrimesh në masë, të cilat shpesh nuk i justifikojnë shpenzimet.

Fakti është që deri në fund të muajit korrik, vlera e Kategorisë Superiore ka rënë, krahasuar me shifrat që vlerësohej në fundin e sezonit të kaluar. Në muajin maj, përpara se të mbyllej kampionati, 10 skuadrat elitare në vend kushtonin 45,43 milionë euro. Largimet e yjeve shqiptarë dhe të huaj drejt ligave europiane, kanë bërë që vlera të bjerë në 41,08 milionë.

Aktualisht, Kategoria Superiore kushton 4 milionë e 350 mijë euro më pak se sezonin e kaluar. Ndryshime ka po ashtu edhe në renditjen e klubeve, ku kemi një kryesues të ri. Më poshtë galeria e fotove, për renditjen e dhjetë ekipeve, nga vendi i fundit, deri në të parin.

[Best_Wordpress_Gallery id=”73″ gal_title=”Superiore vlera korrik”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *