Memushaj ndalet nga traversa, mjaft mirë edhe debutuesi Gjimshiti

0

Benevento u mund sot 2-1 nga Interi, në një ndeshje ku në fakt diferencat nuk ishin aq të mëdha sa pritej. Interi ishte shumë superior dhe në minutat 19 e 22 shënoi dy herë me Brozoviç, por Benevento nuk u dorëzua, shënoi me D’Alesandron në fundin e pjesës së parë dhe luftoi deri në fund për një pikë.

Paraqitje shumë e mirë e Ledian Memushajt, më pozitivi në mesfushë për Beneventon, duke goditur edhe traversën në mesin e pjesës së parë, ndërsa u paraqit mjaft mirë edhe Berat Gjimshiti, për herë të parë titullar këtë sezon, pas një dëmtimi. Në fakt, Gjimshiti pati përballë Ikardin dhe nuk ishte një debutim i lehtë për të, ndaj mund të kishte marrë një vlerësim edhe më të lartë se nota mesatare 6.

Arlind Ajeti këtë radhë nuk ka shkëlqyer, me Krotonen që barazoi 1-1 në fushën e Spalit. Paraqitje modeste ajo e qendërmbrojtësit tonë, i cili bëri disa gabime, ndaj u vlerësua me notën 5.5-6 mesatarisht. Megjithatë, lajmi i mirë është se për ndeshjet e radhës me kombëtaren kemi dy qendërmbrojtës që janë në formë të plotë fizike.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image