Mavrajn e duan në Spanjë, por ka një problem!

Mërgim Mavraj është kthyer në një barrë për Hamburgun, pasi është një ndër më të paguarit në skuadër. Veçse patën paguar 1.8 milionë euro për kartonin e tij, gjermanët i ofruan edhe një pagë të mirë qendërmbrojtësit. Rreth dy milionë euro në sezon përfiton 32-vjeçari.

Pak kohë më parë ngë Turqia u bë i kryer kalimi te Trabzonspor, por duket se nuk paska pasur asgjë të vërtetë  brenda. Për Mavrajn tanimë ka dalë një tjetër lajm dhe që e lidh me një kalim në Spanjë te Deportivo La Korunja.

Spanjollët kanë rënë në Segunda Divizion dhe sipas “Bild” ka bisedime për t’u realizuar një lëvizje e tillë. Te Hamburgu janë të gatshëm që ta lënë të ikë edhe me parametra zero madje, por duhet zgjidhur një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me pagën e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *