Marseja nën akuzë, UEFA i jep dënimin e rëndë

0

Olimpiku i Marsejës do të mungojë në dy edicionet e radhës në kupat e Europës që do të kualifikohet në të ardhmen, në rast se do të shkelë rregulloret e UEFA-s në 2 sezonet e ardhshme.

UEFA ka analizuar sjelljen e tifozëve të Marsejës në Europa League 2017-18, duke veçuar 4 ndeshje ku tifozët kanë shkelur rregullat.

Të gjitha ndeshjet ishin pas fazës së grupeve, duke nisur nga sfida shtëpiake kundër Lajpcigut, më pas dy ndeshjet kundër Salcburgut dhe më fund në finalen kundër Atletikos.

Marseja u akuzua për rrëmujën e tifozëve, dëmtime të stadiumit, fishekzjarre, hedhje sendesh në fushë dhe vonimi i fillimit të ndeshjes.

Klubi francez u shpall fajtor për gjithë akuzat dhe UEFA vendosi ta përjashtojë Marsejën për një vit nga kupat e Europës, por më pas dënimi u transformua në 2 vite me kusht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.