Pa fitues e pa gola, Kukësi e Karabak në paqe

0

KUKËSI – KARABAK      0-0

78′ Kukësi humbet rast të mirë! Rrumbullaku kroson drejt qendrës, Çyrbja ul bukur për Uilliam Kordeiron dhe brziliani godet, por mbi traversë, duke mos u koordinuar mirë. Ishte krejtësisht i vetëm mbrojtësi!

76′ Kukësi fut sulmuesin Harba, del Plaku. Nuk ndryshon asgjë në vendosje Cungu, kërkon të mos pësojë gol!

70′ KARABAKU HUMBET RASTIN E NDESHJES! Miçel në zonë, ka një penallti në lëvizje, por godet mbi traversë, edhe për shkak të një devijimi. Me fat Kukësi!

68′ Kukësi fiton një faull afër zonës së Karabakut, por krosi i Rrumbullakut nuk arrihet nga askush, edhe pse ishte një ide shumë e mirë.

55′ Tablo e njëjtë, Kukësi mbrohet shumë mirë, rastet për gol mungojnë në të dy krahët.

PUSHIMI I NDESHJES – 45 minuta pa shumë ritëm në Shkodër, asnjë gol dhe shumë kujdes mes Kukësit dhe Karabakut. Në një “Loro Boriçi” të ftohtë, me pak tifozë, Kukësi nuk ka pasur ndonjë entuziazëm të madh në lojën e vet, por ka bërë gjithçka mirë në aspektin mbrojtës.

Karabaku, superior në letër, nuk ka dominuar dhe përkundrazi, në fillim e nisi fort Kukësi. Gjithsesi, lojë e ekuilibruar e shumë pak rreziqe, me dy portierët që nuk kishin shumë punë.

45+1′ Çyrbja tenton nga distanca, por jashtë. Ide e mirë.

39′ Rrezikon shumë Kukësi, sepse Guerrier niset drejt zonës pas një pasimi nga mesfusha dhe ndalet me faull nga Rrumbullaku. Për fat, sulmuesi i azerëve ishte pozicion jashtë loje!

37′ Kundërsulm shumë i shpejtë i Kukësit, Çyrbja avancoi nga e djathta dhe pasoi në zonë për Plakun, por anësori akordoi pozicion jashtë loje. Duke riparë aksionin, ishte pozicion milimetrik, ose ndoshta nuk ishte fare.

35′ Goditje dënimi në pozicion mjaft të mirë për Karabakun, por Medvedev shkakton faull ndaj një prej lojtarëve në barrikadën kuksiane dhe azerët shpërdorojnë një mundësi të mirë.

32′ Aksion i bukur nga Karabaku, por gjuajtja e Ozobiç devijohet nga një mbrojtës i Kukësit dhe pret qetësisht Frashëri. Ndeshja mbetet shumë e qetë, në një stadium thuajse bosh, që ndikon shumë në uljen e ritmit.

22′ Rrezikon Karabaku: sulm me forca të shumta, Guerrier shkakton panik në zonë, por askush nuk gjuan dhe në fund Frashëri grushton topin, duke larguar rrezikun.

15′ Prej shumë minutash luhet futboll i ngadaltë, në mesfushë. Karabaku nuk rrezikon, Kukësi nuk preferon të sulmojë me forca të shumta.

6′ Rreziku i parë në portën e Karabakut. Uilliam Kordeiro depërton bukur nga e majta e sulmit të Kukësit dhe kroson drejt Çyrbjes, por një mbrojtës te pika e penalltisë largon në goditje nga këndi.

3′ Kukës kërkues në minutat e para..

NIS NDESHJA

Kukësi-Karabak ka nisur në orën 19:00, ndërkohë që janë zbuluar edhe formacionet e të dyja ekipeve. Verilindorët do të luajnë ashtu sikurse ishte parashikuar, me pesë mbrojtës. Maliki i është bashkuar prapavijës. Shameti, Alla Qaqi dhe Rrumbullaku janë titullarët e tjerë.

Dzaria dhe Musolli pozicionohen në mesfushë, ndërkohë që nga krahët luajnë Uilliam dhe Çyrbja, që do të mbështesin Plakun në sulm. Frashëri do të mbrojë kuadratin. Te Karabaku nga minuta e parë luan Ansi Agolli.

Ndërkohë numri i tifozëve në stadium është i vogël, kjo edhe prej largësisë nga Kukësi në Shkodër. Bien në sy rreth 50 tifozë të huaj, të cilët kanë ardhur për pushime në Shqipëri dhe kanë shfrytëzuar rastin të ndjekin një ndeshje futbolli.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.