Mane kundër rrymës: “Play-station” është humbje kohe, s’kam luajtur kurrë!

0

Sadio Mane është një nga sulmuesit më në formë në botë për momentin. Senegalezi i Liverpulit shënon, driblon, dhuron asiste dhe bën gjithçka në fushën e blertë. Është gjithmonë e vështirë ta ndalësh atë, i cili është edhe ëndrra e madhe e Zinedin Zidan për merkaton e verës.

Megjithatë, 26-vjeçari mund të mos ishte bërë kurrë një futbollist. Prindërit e tij nuk donin, madje nuk e konceptonin një dëshirë të tillë, por Mane insistoi, luftoi fort, nuk u dorëzua kurrë dhe po korr frytet e sakrificave të mëdha.

Në një prononcim për “Marca”, sulmuesi afrikan zbulon dhe faktin që nuk i pëlqejnë shumë festat. Ai është gjithmonë i fokusuar te puna e përditshme, ndërsa nuk duron dot as lojërat “play-station”, një fiksim për shumë futbollistë.

Prindërit e mi nuk arrinin ta kuptonin se pse dëshiroja që të luaja futboll. Nuk kam shkuar kurrë vetëm në një festë. Nuk më shkon ndërmend, sepse e di që nëse nuk do të jap gjithçka, nuk do të zhvilloj kurrë paraqitje të mira në ndeshje dhe nuk do arrij asgjë. Nuk më pëlqen as ‘play-station’. Nuk kam luajtur kurrë. Mendoj se është një mënyrë për t humbur kohën dhe nuk dua ta humbas për gjëra pa vlerë kohën time”, përfundon Sadio Mane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.