Mançesteri sundon Anglinë, Çelsi ruan hapin

0

Spektakël i skuadrave të kreut në Premier Ligën angleze, me dy skuadrat e Mançesterit që nuk ndalen më. Tremb të gjithë Siti i Guardiolës, që shkatërroi 5-0 Kristal Palasin e dobët dhe ka regjistruar fitoren e gjashtë rresht në të gjitha kompeticionet. Përtej fitoreve, rivalët duhet t’i shqetësojë sulmi i Sitit, që ka shënuar 24 gola në 6 ndeshjet e fundit, ndërkohë që edhe sot shënuan Sane, Stërling (2) e Aguero (300 gola në karrierë).

Nëse Siti e tepron në gola, Mançester Junajtid nuk pëson më, sepse sot fitoi 1-0 në Sauthempton dhe mjaftoi goli i të zakonshmit Lukaku, ndërkohë që Zhoze Murinjo e mbylli ndeshjen në tribunë për protesta.

Po Çelsi? Kampionët në fuqi nuk mbeten pas, sepse fituan 4-0 në Stouk, aty ku u ndalën Junajtid dhe Arsenali këtë sezon. Tre gola nga Alvaro Morata dhe me sigurri në Madrid po e vajtojnë gjithnjë e më shumë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here