Skënderbeu-Partizani / Skënderbeu perfekt, Partizani në krizë totale (Video)

Kishte premuar dhe gol dhe e realizoi! Ali Soue, por edhe Sabjen Lilaj, gjunjëzojnë Partizanin e Mark Julianos, që tashmë e sheh veten me vetëm 1 pikë në 3 javët e para të kampionatit. Shumë pak për të pretenduar titullin kampion, ndërsa tashmë skuadra e Dajës pas barazimit në Kamzë, i  kthehet fitores. Një ndeshje e dominuar nga skuadra korçare, e cila goditi edhe dy shtylla dhe pa Alban Hoxhën që të bënte një superpritje në pjesën e dytë. Për të kuqtë, një tjetër ndeshje për t’u harruar dhe krizë totale, teksa edhe tifozeria ka nisur të revoltohet, në vitin që pritej ndryshimi i  madh, por për momentin mbetet dështim. Golat kanë ardhur nga Soue, pas një asisti të Vangjelit, teksa Mici fitoi penalltinë për golin e dytë të Lilajt. E ndërsa Soue kalon klasën dhe me nota maksimale, Edgar Çani ngel në klasë, i  zëvendësuar sërish pas një paraqitje në hije…

Kategoria Superiore
E shtunë, më 23 shtator, ora 19:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

2-0

SKËNDERBEU – PARTIZANI

Shenues: Soue 65′, Lilaj 86′ (p)

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka (Dita 74′), Gavazaj (Taku 79′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Krasniqi, Kotobelli, Batha, La Kamera, Adorjan(Villa 64′), Trashi, Progni, Çani (Sukaj 64′). Trajner: Mark Juliano

Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Ridiger Çokaj, Rudin Preça, Emigers Ganxhi

Delegat: Plarent Kotherja; Vëshgues: Ilirjan Kristo

Kartonë i verdhë: Batha 57′, La Kamera 58′

 

Golat

65’ – Ali Soue gjen rrjetën për ekipin korçar. Asist i Vangjelit, me ish sulmuesin e Kievos që me një goditje “të pistë” e dërgon në rrjetë, në zemër të zonës së rreptësisë së Partizanit

86’ – Trashi mban nga fanella Micin teksa po depërtonte në zonën e rreptësisë. Për arbitrin asnjë dyshim dhe 11-të metërsh. Sabjen Lilaj paraqitet përpara Hoxhës, duke realizuar.

Episodet

3‘ – Skënderbeu pranë golit. Një dalje mjaft e mirë nga krahu i djathtë brenda zonës së Partizanit, përfundon me një gjuajtje të Soue që fillimisht gjen portierin Hoxha e më pas nuk kordinohet si duhet duke goditur dobët.
6‘ – Nervozizëm në fushën e lojës. Batha përplaset me Xhejmsin, pasi ky i fundit vazhdoi lojën edhe pse Krasniqi ishte i shtrirë në fushën e gjelbërt. I gjithë ekipi i Partizanit kapet me Xhejmsin. Gjyqtari Sadiku qetëson gjithçka.
10′ – Shtyllë në Korçë. Gavazaj futet mes mbrojtësve të Partizanit dhe gjen një hapësirë duke goditur rrezikshëm. Topi përfundon në shtyllën pingule dhe kthehet në lojë, Soue tregohet i pavëmendshëm dhe nuk arrin të godasë.
16′ – Vangjeli bën “lëmsh” krahun e djathtë të mbrojtjes së Partizanit, fut një top tokzi brenda zonës, por spastrojnë mbrojtësit.
19′ – Xhejms provon një diagonale të fortë në kufijtë e zonës, Hoxha e nxjerr me korne pas një planzhoni spektakolar.
29′ – Aksion mjaft i mirë i korçarëve, Muzuka fut një top për Xhejmsin, që i lirë brenda zonës provon krosin, por ndërhyjnë mbrojtësit duke e dërguar në korne.
32′ – Korne për Skënderbeun, largon Atanda, topi përfundon te Mici që kroson menjëherë, Nimaga me kokë, por asnjë shqetësim për portierin Hoxha.
36′ – Kotobelli kroson drejt zonës, grushton Shehi duke larguar rrezikun.
43′ – Kundërsulm mjaft i mirë i Partizanit, Çani fton Adorjanin brenda zonës që gjuan menjëherë, por topi i goditur prej tij është shumë i lehtë.
47‘ – Progni provon një goditje në hyrje të zonës, mbi traun e portës.
54′ – Skënderbeu pranë golit. Vangjeli kroson brenda zonës rrezikshëm, Hoxha nuk del si duhet, Xhejms gabon duke goditur traversën. Me fat të kuqtë.
77′ – Gavazaj provon nga distanca, pret portieri Hoxha.
80‘ – Aksion mjaft i mirë i Skënderbeut. Topi përfundon te Nimaga që gjuan fluturimthi duke detyruar Hoxhën të bëjë një ndërhyrje spektakolare. Topi në korne.

Guerrilsat” kanë nisur festën në stadiumin “Skënderbeu” 

Moviola

Minuta 21’ – Krasniqi-Soue. Mbrojtësi i Partizanit mban prej fanelle sulmuesin e Skënderbeut Brenda zonës së rreptësisë, gjatë ekzekutimit të goditjes nga këndi, por për arbitrin është çdo gjë në rregull

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online