Lushtaku firmos për kampionët e Kosovës

0

Kushtrim Lushtaku ka mbyllur aventurën 3-vjeçare, në Shqipëri, duke u larguar si kampion. Mesfushori u shpall këtë sezon kampion me Kukësin, ku dha kontributin e vet dhe shënoi edhe dy gola shumë të rëndësishëm, që vlejtën 4 pikë, ndaj mund të konsiderohet edhe ai një ndër heronjtë e Kukësit, pavarësisht se luajti shumë pak ndeshje si titullar.

Tani mesfushori kthehet në vendlindje, sepse pas shumë vitesh mes Gjermanisë, Suedisë e Shqipërisë, tashmë ka firmosur për Trepçën ’89.

Kampionët e Kosovës e kanë marrë shumë seriozisht përfaqësimin në turin e parë në Champions League dhe po bëjnë sforcime të mëdha për të ndërtuar një skuadër të aftë që jo vetëm të kalojë turin e parë, por të jetë dinjitoze edhe në turin e dytë, pavarësisht se i mungon tërësisht eksperienca, që do t’ia shtojë disi një si Lushtaku, i cili në këtë aspekt do të jetë lider te Trepça ’89.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.