Llapi e ndan mendjen, i beson sërish portierit shqiptar

0

Llapi, pasi rinovoi me mbrojtësin Elvis Prençi, ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit me portierin Eglant Haxho. Klubi nga Podujeva është i kënaqur me paraqitjet e bëra nga portieri shtatlartë, i  cili në Shqipëri është aktivizuar me Apoloninë, Bylisin, Kukësin, Kamzën, Tomorin, Butrintin dhe Tërbunin.

“Portieri i skuadrës, Eglant Haxho ka vazhduar kontratën edhe për 1 vit me Llapin. Haxho i cili ka pasur paraqitje tejet të mira në stinorin e fundit do vazhdoj ti jap skuadrës sigurinë në portë edhe për një vit. Eglant Haxho në stinorin 2018/19 ka pasur 17 paraqitje, duke mbajtur portën e pa prekur 8 herë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Llapit.

Haxho, para se të transferohej në Kosovë ishte pjesë e Partizanit, por nuk mundi të luante. Më herët ai ka luajtur edhe në Maqedoni, ku ka  veshur fanellën e Renovës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.