Liverpuli prek perfeksionin, Arsenali bëhet për të ardhur keq

0

Liverpuli konfirmohet si një skuadër e madhe me të mëdhatë, sepse sezonin e fundit mori 20 pikë në 10 përballjet direkte me skuadrat e gjashtëses së parë në Premier Ligë.

Sot skuadra e drejtuar nga Jyrgen Klop masakroi 4-0 Arsenalin, në një ndeshje që është e kotë të zgjatesh në koment.

Një Liverpul perfekt, në çdo drejtim, që kontrolloi lojën, krijoi rastet, shënoi 2 gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.

Klop ka ndërtuar një makineri të jashtëzakonshme dhe pikëpyetja e vetme është nëse kjo skuadër ka aftësinë të gjejë vazhdimësi tani e tutje.
Firmino u konfirmua “vrasës”, duke shënuar që në minutën e 17-të, golin e katërt në 5 përballje kundër Arsenalit.

Sadio Mane në të 40-tën dyfishoi, duke gjetur golin për të tretën ndeshje rresht në kampionat, duke u bërë futbollisti i tretë i Liverpulit që e bën këtë gjë në Premier Ligë.

Mohamed Salah në të 57-tën dhe Starixh në të 77-tën shtuan dhimbjet e një Arsenali pa asnjë ide në fushë, ndërsa tashmë dikush mund të thotë: me këtë Liverpul, a duhet mbajtur me çdo kusht Kutinjo, që nuk ka luajtur ende në sezonin e ri dhe askush nuk po ia ndjen mungesën?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here