Vjen fitorja e parë ndaj… Pandevit, na gëzon Shkëndija!

Eliminimi në playoff të Europa League, përballë Milanit, sigurisht, është kaluar shumë shpejt, pasi që në momentin e shortit, Shkëndija e Tetovës ishte e vetëdijshme se kishte “peshkuar” kundërshtarin më të vështirë dhe, madje, favorit për t’i shkuar në fund kompeticionit. E megjithatë, për asnjë moment, skuadra tetovare nuk u frikësua por u përball hapur, pa bërë barrikada të ndryshme, e shtyrë nga tifozeria e saj.

E ndërsa në Europë nuk patën fat dhe u ndalën në finish, në Ligën e Parë të kampionatit maqedonas elitar, skuadra e drejtuar nga mjeshtri Qatip Osmani është duke kryesuar, teksa ditën e djeshme arriti që të mposhte skuadrën me pronar futbollistin e Xhenoas, i cili pardje u përball me Juventusin dhe rezultoi ndër më të mirët. Po flasim për golashënuesin e kombëtares maqedonase, Goran Pandev, skuadra e të cilit quhet Akademia Pandev. Një sukses 2-1 ai i kuqezinjve të Tetovës, në një sfidë të dominuar.

https://www.youtube.com/watch?list=UUIweBNRHEEMm8oNRxyIOlVQ&v=Fh-44YBrgZU

Golat u shënuan nga Alimi dhe Stenlio Zhunior. Portieri Zahov, në pjesën e dytë, kreu një sërë pritjesh interesante, deri kur erdhi goli i Dorievit, vetëm pak nga fundi. E megjithatë, ky gol nuk cenoi aspak rezultatin e takimit, teksa Shkëndija do të ruante fitoren e merituar dhe kreun e renditjes, me 9 pikë të plota pas tre ndeshjesh.

Një fitore që kënaq edhe shqiptarët, duke qenë se pikërisht Akademia Pandev është skuadra që luan në stadiumin ku  në shtator kombëtarja e Panuçit do të zbresë për t’u përballur ndaj Maqedonisë, “Mlladost” në Strumica.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online