Lëvizje në Vlorë, Flamurtari merr një sulmues

0

Flamurtari nuk e ka mbyllur ende merkaton. Me problemet që ka me Elton Kale, i cili ende nuk e ka marrë lejekalimin te Kukësi, vlonjatët kanë gjetur një tjetër zgjidhje dhe kanë bërë pjesë të ekipit sulmuesin Andi Ribaj.

Kështu për trajnerin Ilir Daja do të ketë një opsion më shumë, ndërkohë që Ribaj është një lojtar që luan në majë të sulmit dhe nga krahët. Vjet ai ishte pjesë e Vllaznisë, ndërkohë që këtë verë ngulmoi më së shumti ta merrte Apolonia.

Së bashku me Ribajn, si dhe me rikthimin e Danilo Alvesh, tashmë Flamurtari është shumë më i plotë në sulm. Bushiç ka qenë në ekip, por këtë verë është afruar edhe Torasa. Gjithashtu në krahë luan Musta e Beqaj, si dhe i riu Ardit Ziaj, i marrë nga Luftëtari.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.