Lëvizje në Kombëtare, një sulmues i ri për Panuçin

0

Kristian Panuçi foli hapur sot në konferencën për shtyp, por lajmin më të bujshëm e kishte ruajtur për në fund. Fiorin Durmishaj mund të jetë pjesëtari më i ri i Kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi, i cili luan me Panionios, ka marrë ftesë nga trajneri Panuçi.

Vetë tekniku italian e ka bërë të ditur diçka të tillë, duke njoftuar se lojtari duhet të vendosë sot. 21-vjeçari po bën mirë, pasi këtë edicion është një titullar fiks dhe ka shënuar edhe tre gola. Manaj ka pasur probleme të vogla, çka e kanë detyruar stafin teknik që të mendojë një alternativë.

Gjasat janë që sulmuesi kryeqytetas të jetë lojtari më i ri kuqezi. Lajm i mirë ky, duke marrë në konsideratë faktin se sulmi ka qenë deri më tani reparti që kemi hasur më shumë probleme.

Trajneri theksoi se nuk e di nëse ka probleme, apo ftesa e Greqisë e tundon, por vuri ultimatumin e tij se lojtari duhet të vendosë brenda 24 orëve të ardhshme: “Nuk e di cili është problemi më Greqinë, apo që ata e kanë kërkuar. Une kam folur me Bushin rreth tij dhe e presim në 24 orët në vazhdim. Problemin me ushtrinë, që nuk mund të dalë nga Greqia, nuk e di“.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.