Levandovski del në shitje, Bajerni gati 100 milionë për pasuesin

0

Bajerni i Mynihut është eliminuar nga Liga e Kampioneve pa bërë polemika, edhe pse kishte arsye për t’u ankuar për arbitrimin e ndeshjes kundër Realit. Tani klubi bavarez planifikon të ardhmen dhe ka nisur punë me emërimin e kroatit Niko Kovaç si pasues të trajnerit Jup Hajnkes. Edhe skuadra do të pësojë ndryshime, edhe pse pse nuk do të ketë revolucion. Pritet të rinovojnë Riberi e Roben, dy nga veteranët e skuadrës, ndërkohë që një emër i bujshëm që mund të bëjë gati valixhet është Robert Levandovski.

Polaku ka kohë që jep sinjale dashurie për Real Madridin, por Bajerni gjithnjë ka deklaruar se nuk shet askënd pa dëshirën e vet. Tani gjërat po ndryshojnë dhe paraqitjet e dobëta të sulmuesit kundër Realit janë një sinjal shqetësues.

Mosha e Levandovskit, tashmë thuajse 30 vjeç, është një problem me vete, ndaj nëse vjen oferta e duhur, në verë Reali do ta shesë, raporton Bild.

E përditshmja gjermane shkruan se klubi bavarez po bën gati 100 milionë euro për të blerë sulmues të nivelit shumë të lartë dhe emri i përzgjedhur është Paulo Dibala, argjentinasi i Juventusit, i cili mund të joshet nga ideja e kalimit në Gjermani, në një prej klubeve më të mëdhenj në botë.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.