Letra prekëse e Agollit: Sot po largohem, Karabaku gjithmonë në zemrën time

0

Mbrojtësi shqiptar, Ansi Agolli ka luajtur për plot 9 sezone te skuadra e Karabakut, që ka qenë në majat e futbollit azer vitet e fundit. Mëngjarashi kuqezi është larguar pas 9 sezonesh për të vazhduar karrierën e tij në Amerikë. Tifozët e Karabakut e kanë dashur shumë Agollin, i cili me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ka rrëfyer aventurën 9-vjeçare, sukseset e arritura dhe falënderoi tifozët:

“Kur erdha ne këte vend 9 vite më parë, nuk do e besoja që shumë gjëra do të ndryshonin kaq shumë te unë. Kam jetuar në vende të tjera me parë, kam luajtur futboll. Çdo gjë ishte shumë e zakonshme, ishte normale… Gjithçka ndryshoi kur erdha tek Qarabag, 9 vite më parë. Drejt, 9 vjet, plot krenari, kujtime dhe vlera në cdo moment.

9 vjet Qarabag… Kam fituar shumë gjëra, kampionate, trofe, pjesëmarrje në Ligën e Europës, Ligën e Kampioneve, por më e rëndësishmja, fitova shtëpinë time të dytë. Kam kaluar kujtime që nuk do i harroj kurrë. Këto 9 vite kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime. Dashuria e njerëzve, shpresa, Qarabag… Futbolli ishte më shumë se një lojë. 9 vite gëzime e sakrifica. U rritëm së bashku, u ngjitëm në majë.

U bëmë zëri i 1 milionë të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, u bëmë zëri i Azerbaixhanit. 5 kampionate, 3 kupa, 4 pjesëmarrje në Ligën e europes, në Ligën e Kampioneve. Shpresoj të kem një pjesë në këtë sukses. Sa e mrekullueshme ishte ta vishja më shumë se 300 herë uniformën e Qarabag.

Është një ndjenjë tjetër të luash për Qarabag. Sot po shkoj, por unë gjithmonë do të të mbaj në zemer, Qarabag, Azerbaixhan. Dashuria e njerëzve ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme. Si mund të harroj ata që më duan dhe vleresojnë mua? Ata qe më mbeshtesin?

Tifozë, ju falenderoj shumë. Jeni pjesa më e bukur e këtyre 9 viteve të paharrueshme. I dashur Qarabag, ti je gjithmonë me mua, je ne zemrën time, të dua, Qarabag, Azerbaixhan. Do takohemi së shpejti dhe mos harroni, Qarabag ësht Azerbaixhan…”

 

View this post on Instagram

 

Kur erdha ne këte vend 9vite më parë, nuk do e besoja që shumë gjëra do të ndryshonin kaq shumë te un. Kam jetuar në vende të tjera me parë, kam luajtur futboll.Cdo gjë ishte shum e zakonshme, ishte normale…Gjithcka ndryshoi kur erdha tek Qarabag, 9 vite më parë.Drejt, 9 vjet, plot krenari, kujtime dhe vlera në cdo moment. 9vjet Qarabag…Kam fituar shum gjëra, kampionate, trofe, pjesëmarje ne ligën e europes, ligën e kampioneve..por më e rendesishmja, fitova shtëpine time të dytë.Kam kaluar kujtime që nuk do i harroj kurrë.kto 9vite kan qenë vitet më të bukura te jetes sime.Dashuria e njerëzve, shpresa, Qarabag..Futbolli ishte më shume se një lojë.9 vite gëzime e sakrifica.U rritëm së bashku, u ngjitëm në majë, Qarabag.. U bëmë zëri i 1 milion të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, u bëmë zëri i Azerbaixhanit. 5 kampionate, 3 kupa, 4 pjesmarje ne ligën e europes, ne ligën e kampioneve.. Shpresoj te kem një pjesë në këtë sukses.Sa e mrekullueshme ishte ta vishja me shumë se 300 herë uniformen e Qarabag.. ësht një ndjenjë tjeter të luash për Qarabag.Sot po shkoj, por un gjithmon do të të mbaj ne zemer, Qarabag, Azerbaixhan.Dashuria e njerezvë ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme.Si mund të harroj ata që më duan dhe vleresojnë mua, Dhe ata qe më mbeshtesin? Tifozë, ju falenderoj shumë.Jeni pjesa më e bukur e këtyre 9 viteve të paharrueshëm. I dashur Qarabag, ti je gjithmon me mua, je ne zemrën time, të dua, Qarabag, Azerbaixhan. Do takohemi së shpejti dhe mos harroni, Qarabag ësht Azerbaixhan…?? #Qarabag#AgdamAzerbaycan

A post shared by Ansi Agolli (@ansiagolli) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.