“Lëre këtë punë dhe shko në kuzhinë”, trajneri pezullohet për 7 muaj  

Në Itali kanë nisur që t’i kushtojnë shumë rëndësi luftës kundër dhunës ndaj grave, por pikërisht kur në Seria A po ndërmerrej kjo fushatë, krejt e kundërta ndodh në ligat amatore, por k rregullat duhen zbatuar. në futboll kemi parë që edhe gratë kanë nisur që të japin kontributin e tyre, jo vetëm si futbolliste, por edhe si gjyqtare.

Ndeshja Marchesane-Real Stoppari në ligën e dytë amatore në Itali u gjykua nga një 19-vjeçare, e cila në një moment të caktuar është ofenduar nga trajneri James Roggia i cili në protesta e sipër ju drejtua gjyqtares: “Duhet ta lësh këtë profesion dhe të kthehesh në kuzhinë”.

Normalisht që në një nivel të tillë tifozët ishin në një numër shumë të vogël dhe e kanë dëgjuar këtë shprehje, duke e përkrahur trajneri më pas. Kaq ka mjaftuar që federata italiane të ndërmarrë masën drastike për trajnerin, të cilin e ka pezulluar për 7 muaj, vetëm për një fjalë goje. Po ashtu edhe drejtuesit janë gjobitur, pasi nuk kanë marrë masa për të ndaluar ofendimet nga shkallët e stadiumit. Herën tjetër, me siguri që trajneri do të mendohet më gjatë para se të bëjë deklarata të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *