Kupa e Shqipërisë për femra, plani i finales Apolonia-Vllaznia

Ditën e premte, në orën 13:00, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet finalja e 10-të e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Apolonia dhe Vllaznia janë dy finalistet që do të diskutojnë mes tyre trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar të femrave.

Në këtë ndeshje finale hyrja do të jetë falas për të gjithë sportdashësit, që do të thotë se në Elbasan dashamirësit e futbollit femëror do të jenë të shumtë. Vllaznia e Shkodrës është ekipi më i sukseshëm në këtë kompeticion, pasi ka arritur ta fitojë 5 herë rradhazi trofeun, ndërkohë që Apolonia e Fierit luan finalen e dytë në histori.

Sërish gjen vajzat shkodrane ne finale, të cilat dolën fituese dy vite më parë. Edicionin e parë të Kupës së Shqipërisë për femra e ka fituar Tirana, ndërsa Juban Danja e ka fituar dy herë, Ada e Velipojës një herë, dhe Vllaznia e ka fituar pesë herë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *