Kukësi pa ndalesë, nga Europa në kampionat

0

Kukësi vijon përgatitjet për ndeshjet e raundit të dytë në Champions League ku do të ndeshet me skuadrën e Karabak. Nuk do të ketë asnjë moment pauz për skuadrën e Armando Cungut, nga tani dhe në vazhdim.

Kualifikimi me Valetën i mundësoi Kukësit një qëndrim akoma dhe më të gjatë në arenën ndërkombëtare edhe në rast se blutë nuk kalojnë skuadrën azere, kjo për faktin se do të zhvendoseshin në raundin e tretë të Europa Leagues. Praktikisht, Kukësi do të luajë dhe katër ndeshje në Europë dhe deri në mesin e gushtit do të jetë në fushë çdo javë.

Nënkampionët nuk do të kenë mundësinë që të bëjnë përgatitje ekstra për kampionatin, pasi menjëherë pas ndeshjes sur kthimit të raundit të tretë (qoftë në Champions apo në Europa League), skuadra kuksiane do të nisë kampionatin më 19 gisht. Në të tilla kushte nuk ka asnjë moment pushimi për skuadrën e Cungut.

Mund të shkojë në favor të kuksianëve kjo situatë, pasi në anën fizike do të jenë më mirë se të gjitha skuadrat e tjetra, diçka që u pa dhe edicionin e shkuar me Skënderbeun. Gjithsesi edhe kundërshtari i javcës së parë gjithashtu do të jetë në fushë deri në fund të korrikut minimalisht dhe premisat janë që të shohim një ndeshje të rivalizuar siç ndodh gjithnjë në përballjet mes Laçit dhe Kukësit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.