Trukimet/ Në Spanjë hetohet një ndeshje e Betisit

0

Për herë të parë në Spanjë hetohet një ndeshje për trukim për baste ilegale, ku ka qenë në fushë një ekip i Primera Division. Bëhet fjalë për Betisin dhe ndeshja në fjalë është një miqësore kundër Ecijas, klub i divizionit të tretë, që apo ka zbritur ngakategoria.

Ndeshja u luajt 15 nëntorin e shkuar në ‘Benito Villamarín’ dhe El Confidencial raporton se Policia Spanjolle ka nisur hetimet pas sinjalizimit nga LaLiga, për shkak të “lëvizjeve të dyshimta” të kuotave në tregun aziatik të basteve, në filim të ndeshjes që u fitua 4-0 nga Betisi.

Bastet e dyshimta u kryen në lidhje me tregun e handikapit aziatik dhe sasinë e golave në orët para ndeshjes. Sipas hetuesve, “është e mundur që ndeshja të jetë manipuluar me qëllim që Betisi të fitonte 3 ose më gola diferencë dhe që ndeshja do të kishte 4 gola e lart”.

Të përfshirë kanë qenë disa lojtarë të Ecijas, të lidhur me një organizatë kriminale që ka trukuar shumë ndeshje në Segunda dhe në kategoritë e ulëta në Spanjë, përfshirë futbollin e femrave. Sipas hetuesve, organizata blinte trajnerë, futbollistë e arbitra, për të rregulluar rezultatet, në një kohë që më pas vendoseshin shifra të mëdha në tregun e basteve.

Ka edhe përgjime telefonike, ku zbulohet se lojtarët e Ecijas kërkonin 5000-6000 euro secili, ndërsa ndërmjetësi në një telefonatë i zemëruar thotë që ta anulohet gjithçka, pasi është njoftuar shumë vonë, kur ndeshja po bëhej gati të niste.

Gjithsesi, Policia Spanjolle ka sqaruar se në bazë të hetimeve të deritanishme rezulton që nuk është përfshirë askush nga Betisi, që nga ana e vet ka publikuar një komunikatë zyrtare ku mohon çdo përfshirje në manipulim.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.