Kukësi kapitullon pa kushte ndaj Dinamos së Moskës

Humbja e thellë ndaj Volfsbergerit në startin e fazës përgatitore në Austri evidentoi gjithë problemet e Kukësit, që u justifikua me faktin se kishte vetëm pak orë që kishte zbritur nga avioni dhe lojtarët ishin të lodhur. Dy fitore rresht bënë të harrohej gjithçka, por sot kundër Dinamos së Kukësit erdhi një tjetër shuplakë e fortë, një humbje 6-0 që duhet të shqetësojë jo pak trajnerin Ernest Gjoka.

Kampionët zbritën në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm, me Zeqirin që luajti nga minuta e parë dhe me izraelitin Nasar që e nisi nga stoli, pasi është ende larg formës së plotë fizike.

Problemi që u has edhe ndaj Volfsbergerit ndodhi sërish, sepse Kukësi pësoi gol që në minutën e parë, me shqiptarin Fatos Beqiraj që gjeti golin pas një sulmi mjaft të shpejtë nga skuadra ruse.

Tronditja nuk kaloi dhe në minutën e tetë Sapeta shënoi edhe golin e dytë. Më pas, Kukësi e ekuilibroi lojën dhe pjesa e parë nuk pati më gola, edhe pse kampionët e Shqipërisë krijuan disa raste të mira për shënim.

Në pjesën e dytë pak nga pak Gjoka i ndryshoi të gjithë lojtarët dhe u pa qartë që stoli i Kukësit nuk ka shumë cilësi, sepse Dinamo dominoi dhe në 23 minutat e fundit të ndeshjes shënoi 4 gola, me Lucenkon, Temnikovin dy herë  dhe Kuzminin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *