Kujdes ditën e zgjedhjeve, rikthehen bandat e 97-ës për FSHF-në

0

Opinion nga Fatjon Vezaj

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, kane nxjerrë nga strofulla disa prej kriminelëve më të rrezikshëm të vendit! Po po, kriminelë dhe persona me precedent të rrezikshëm kriminalë, nga te cilët është kërkuar mbështetje dhe prezencë ditën e zgjedhjeve në Durrës!

Kanë shkuar deri aty, sa një prej biznesmenëve të njohur në vend, me të kaluar të dyshimtë, që është edhe personi kryesor që mbështet kandidatin e PS-se pas kuintave, paska tentuar që në emër të OSBE-së të rezervojë disa dhoma në Hotel “Adriatiku”, me arsyetimin se do bëjnë seminar!

Po çfarë seminari do të bëjnë këta kriminelë dhe ish-punonjës policie e persona me probleme me ligjin ditën e zgjedhjeve!!?? Apo thjesht për të qenë brenda hotelit kur të plasë sherri apo kur t’u kërkohet të ndërhyjnë.

Duke parë këtë situatë, më thonë se është kërkuar edhe prania e forcave të policisë, që me shumë gjasa nuk do të mungojnë!

Jo forca të thjeshta, por të atyre të RENEA-se që të jene prezent tek hoteli që një ditë para zgjedhjeve!

Por jo vetëm kaq, më thonë se nuk mungojnë as presionet e kërcënimet e hapura me telefon e me vizita poshtë shtëpisë së anëtarëve të Asamblesë, duke u kërkuar mbështetjen për kandidatë të veçantë!

Ne mesin e këtyre kërcënuesve me telefon qenkan edhe te paraburgosur “VIP” nga “313” apo burgu i Peqinit dhe Fushë-Krujës!

Jo vetëm kaq, në mbështetje të Finos na paskan përfshire edhe grupe kriminale nga Shkodra e Elbasani, duke mos harruar ata të Vlorës, ose më sakte një grup të vjetër e të njohur në Shqipëri, i ngritur që në vitin 1996, që tashmë po pvrdor edhe median për këtë fakt! Për këto probleme na qenka njoftuar edhe kryeministri i vendit, që për momentin paska vendosr t’i injorojë këto alarme, ndoshta edhe për faktin se i vëllai është përfshirë në këtë histori!

Përballë këtyre edhe Duka nuk paska mbetur mbrapa, ku ka kvrkuar ndihme nga grupet e Shijakut dhe Laçit, ku disa prej tyre me shumë gjasa nuk do të mungojnë edhe në ditën e zgjedhjeve përballë këtyre të Finos!

Është shumë e turpshme që në këtë mënyrë duan të zgjidhen krerët e kësaj Federate, që tashmë është “privatizuar” nga Duka! Unë prej kohesh kam kërkuar largimin e Dukës, se ka shkatërruar kampionatin e dërrmuar tifozët!

Megjithatë, në këtë rast më mirë Duka, se te paktën merr vesh pak nga futbolli, se ka disa vite eksperiencë, sesa Bashkim Fino, një arrogant i pandreqshëm që nuk mbahet mend për ndonjë gjë të mirë dhe që para se të marrë drejtimin e FSHF-së, bën presione e kërcënime me burg e me dosje, çka tregon se vazhdon të jetojë në vitin 1997!

Nuk është ky qe i duhet federatës, pasi ai nuk mund të sjellë frymë të re siç pretendon, me metoda të vjetra! Këtë e bën se ka edhe mbrapa prokurorinë, që për faqe të zezë është vënë në lëvizje pak ditë para zgjedhjeve në FSHF, nga individë e klube që deri dje kane mbyllut sytë përballë këtyre “shkeljeve” e tashmë kur është përfshire një deputet në garë me mbeshtetjen e vëllait të kryeministrit, u kujtuan!

Një fjalë e urtë thotë ‘më mirë vonë se kurrë’, por jo, boll me këto metoda presioni, kërcënimi, alabakësh e duke përdorur pushtetin dhe institucionet me të vetmin qëllim, të zgjidhen në krye të një OJF-je një deputet!

O njerëz, është sporti më i bukur në botë dhe nuk nevojitet përfshirja e krimineleve!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image