Çudirat e merkatos: Cuculi në Serinë A dështoi për një detaj të harruar

Merkatoja e futbollit ofron plot histori interesante e shpesh absurde, mjafton të kujtohet për shembull transferimi i David De Geas në verën e vitit 2016 nga Mançester Junajtid te Real Madridi, që dështoi vetëm se transferta ndërkombëëtare në sistemin online u bë pak sekonda pas mesnate. E çuditshme, të presësh gjithë verën dhe pastaj të mundohesh të mbyllësh një transferim në 31 gusht afër mesnate!

Një histori e ngjashme zbulohet nga Supersport dhe i ka ndodhur Ardian Cuculit, ish-mbrojtësit të njohur të Partizanit, i cili aktualisht luan për Shkëndijën e Tetovës.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i kombëtares maqedonase është një ndër shtyllat e Shkëndijës, me një rendiment perfekt në qendër e në krah të mbrojtjes, ndaj shpesh ka qenë në shënjestrën e klubeve të huaja, por asnjëherë nga Seria A italiane. Deri këtë janar…

Në 29 janar Shkëndijës i erdhi një ofertë zyrtare nga Benevento, ku i komunikohej Shkëndijës se mbrojtësi 30-vjeçar ishte në planet e klubit italian, që synonte të mbyllte gjithçka brenda 24 orësh.

Rast i artë, nga ata që ndryshojnë karrierën, natyrisht, ndaj Cuculi ishte gati të nisen për në Itali, Shkëndija ishte e kënaqur me ofertën financiare për yllin e vet, aq më shumë që nuk mund t’ia prishte këtë ëndërr një lojtari që ka dhënë gjithçka për klubin tetovar.

Megjithatë, në momentin e fundit gjithçka u anulua: Benevento tentoi ta regjistronte Cuculin në federatën italiane dhe aty doli në dritë një problem i paparashikuar dhe i pabesueshëm. Beneventos iu komunikua se nuk mund ta federonte Cuculin, për shkak se në klubin italian ishin të mbushur vendet për të regjistruar lojtarë ekstrakomunitarë. Një problem që me sa duket te Benevento nuk e kishin marrë parasysh, ose për faktin se nuk e dinin që nuk lejoheshin  të federonin lojtar shtesë nga vendet jashtë BE-së, ose sepse mendonin se Cuculi kishte ndonjë pasaportë komunitare.

Për të ardhur keq, është një mundësi që ndoshta mbrojtësit të fuqishëm nuk do t’i paraqitet më, edhe pse në verën e ardhshme mund të tentohet sërish një marrëveshje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online