Ksavi “bekon” merkaton: Rikthimi i Nejmar super, Grizman spektakolar

0

Ksavi Hernandez është një legjendë e Barcelonës dhe futbollit spanjoll. 39-vjeçari u tërhoq nga futboll i luajtur në moshën 39-vjeçare dhe ka nisur karrierën e trajnerit.

Ish-mesfushori i madh firmosi për dy vite me Al-Sad, aty ku kaloi edhe katër sezonet e fundit të karrierës futbollistike. Ksavi ka komentuar situatën e merkatos së Barcelonës, ekipit të tij të zemrës.

Nejmar dhe Grizman janë dy temat kryesore dhe ish-kapiteni i ekipit katalanas jep mendimin e tij në lidhje me afrimet e mundshme të dy sulmuesve.

NEJMAR – “Do ishte e pabesueshme firma me të, por unë e shoh të vështirë dhe e them ndershmërisht diçka të tillë. Kemi parë kaq shumë gjëra që nuk kisha menduar t’i shihja, siç kur PSG pagoi 222 milionë euro. Kështu që duhet të presim. Nuk ka dyshime që ai është ndër lojtarët më të mirë në botë, por le të shohim se çfarë do të bëjë Barcelona”.

GRIZMAN – “Ai është një lojtar i madh, një yll i futbollit botëror. Ka bërë diferencën me Atletikon e Madridit dhe me Francën. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk është ende zyrtare, por duket se ai do të shkojë të Barcelona. Mendoj se do të ishte një nënshkrim i madh”.

POZICIONI – “Nëse mund të luajë krah Mesit dhe Suarez është çështje tjetër dhe për këtë duhet pyetur Valverde. Nëse nënshkruan, kjo ndodh sepse mendoj se ai mund të luajë me atë grup lojtarësh. Grizman do të ishte një nënshkrim spektakolar”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.