Zero tolerancë, FIFA gati t’i japë fund racizmit

Racizmi është një sëmundje që duhet mposhtur me çdo kusht. Ky fenomen është shumë i përhapur në futboll dhe rikthehet shpeshherë të godasë “viktimën” e radhës.

FIFA ka vendosur të marrë masa dhe të tregohet më e ashpër kundër këtij fenomeni. Dënimi për incidentet raciste do të dyfishohet nga 5 në 10 ndeshje pezullim për çdo lojtar apo zyrtar.

Gjithashtu do t’iu kërkohet lojtarëve që bien pre e këtij fenomeni që të flasin publikisht dhe ata do të nxiten që të deklarojnë me gojë ose me shkrim për episodet që do t’u ndodhin.

Më parë ka ndodhur që lojtarë të ndryshëm janë tërhequr dhe nuk i kanë shkuar deri në fund. FIFA kërkon ta ndryshojë këtë mentalitet dhe i fton të gjithë që të denoncojnë rastet e racizmit. Gjoba minimale për një shprehje raciste do të jetë 20 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online