Konfirmohet, Kukësi pa një qendërmbrojtës në Champions

0

Skuadra e Kukësit po i shkon në fund përgatitjeve për ndeshjen me Valetën, teksa nesër do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore para ndeshjes me maltezët. Ekipi do të nisë grumbullimin nesër për ndeshjen e parë që do të zhvillohet të mërkurën në orën 19:00 në “Loro Boriçi:”. Stërvitjen e fundit blutë pritet tazhvillojnë në “Loro Boriçi”, megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Edhe pse Peter Pakult ka ndërtuar një skuadër të plotë dhe me shumë alternativa, sërish dëshira e çdo trajneri është që t;i ketë të gjithë gati. Gjithsesi, Kukësi do të ketë një mungesë jo të vogël në ndeshjen e parë, pasi në Shkodër nuk do të jetë i gatshëm Rustem Hoxha. “Sport Ekspres” ka raportuar më herët se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim të lehtë, por që do e mbajë jashtë fushave të blerta për takimin e parë. Edhe pse 27-vjeçari bëri të pamundurën për të qenë gati, nuk ia ka dalë që të rikuperohet në kohë. Hoxha do të jetë gati për ndeshjen e kthimit një javë më vonë.

Duhet veçuar se durrsaku ka qenë mbrojtësi me më shumë minuta gjatë edicionit të fundit te Kukësi, megjithatë në këtë repart verilindorët kanë dhe Shametin, Allën dhe Qaqin që luajnë si qendërmbrojtës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.