Kategoria e Parë | Njihuni me ndeshjet dhe datat e javës së tretë

Java e tretë vjen me takime mjaft interesante në javën e tretë. Ashti si në Kategorinë Superiore, ndeshjet do të zhvillohen në tre ditë. Kështu të premten, do të luhet për vendin e parë në Grupin A, ku dy emra të mëdhenj të futbollit si Dinamo dhe Vllaznia do të matin forcat në Shkodër.

Edhe pse janë skuadra me shumë histori dhe tituj, këtë edicion këto dy ekipe do të luajnë në Kategorinë e Parë. Si të besuarit e Allmuçës, ashtu dhe skuadra e Likës kanë pikë të plota pas dy ndeshjeve të para.

Të shtunën do të luhen shtatë takime të tjera. Vëmendja më e madhe do të jetë tek ndeshja mes Apolonisë dhe Bylisit, të cilat janë nga 3 pikë. Kryesuesit e Egnatias, do të ndeshjen me Lushnjen, që është vetëm 2 pikë pas tyre dhe mban vendin e dytë.

Ndeshjet e fundit do të luhen të dielën. Tomori do të presë në Berat Besën e Kavajës, ndërsa Shënkolli do të sfidojë Korabin.

Kategoria e Parë – Java 3

Të premten/ Ora 16:00
Vllaznia – Dinamo

Të shtunën/ Ora 16:00
Oriku – Pogradeci
Egnatia – Lushnja
Turbina – Elbasani
Apolonia – Bylis
Besëlidhja – Veleçiku
Erzeni – Burreli
Vora – Iliria

Të dielën/ Ora 16:00
Tomori – Besa
Shënkolli – Korabi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *