Kaosi vazhdon, Luiza Gega mund të pezullohet

Nuk ka fund historia e mungesës së Luiza Gegës në Botërorin e Atletikës në Londër. Gega u tërhoq nga eventi për shkak të një dëmtimi që ka ngjallur jo pak polemika. Numri 1 i atletikës shqiptare, presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli, tha: “Eksperienca më bën që të jem pak i dyshimtë. E uroj për gjithçka sa ka arritur. Në jetë edhe gabohet, në jetë ka edhe stres, por ka edhe frikë. Nëse frika dominon atë që t’i ke brenda nuk është faji im, sepse ti je përgatitur dhe mendërisht për të bërë një garë. Mendimi im është që Luiza Gega është tërhequr sepse i është ruajtur një paraqitjeje jo të mirë në Botëror dhe mbi të gjitha ka pasur frikë në këtë aktivitet”.

Më pas pasuan edhe akuza më të forta në distancë, sepse reagoi edhe Luiza Gega, ndërsa tani vijnë zhvillime të reja. Është mbledhur kryesia e Federatës së Atletikës, që ka parë raportet mjekësore të Luizës dhe është vendosur që rasti i saj të kalojë në Komisionin e Disiplinës, duke e konsideruar të qëllimshme mosvajtjen në Botëror. Një histori e shëmtuar, që nuk nderon askënd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *