Ze Maria: Asnjë problem me klubin, pres përforcimet

Trajneri i kënaqur nga paraqitja e skuadrës, por kërkon që klubi të shpejtojë për lojtarët që duhet të afrohen në ekip

Trajneri i Tiranës, Ze Maria këtë herë ka qenë më i qetë në konferencën e djeshme për shtyp. Edhe pse ka vendosur që të shuajë polemikat me presidencën, trajneri i ka plotësuar të gjitha dëshirat Refik Halilit. Braziliani ka kërkuar afrimet, që sipas tij, duhet të vinë sa më shpejt te Tirana, për një ekip kompetitiv.

-Një humbje tjetër për Tiranën, por këtë herë situata ishte pak më ndryshe për ju. Skuadra sikur ishte më e lirshme?

Duhet ta pranoj se sot(dje) bëmë shumë pak gabime dhe njëri prej tyre në pjesën e parë në rastin e golit të pësuar, duke paguar shumë shtrenjtë. E kam thënë, kjo është pjesë e lojës. Kemi kohë për të bërë gjëra të mëdha. Skuadra luajti më mirë se ndeshja e shkuar. Aktualisht jemi një kantier, në ndërtim e sipër. Do të jemi gati më datë 6 shtator. Pak nga pak skuadra po rritet dhe po i afrohet idesë time të lojës. Kemi bërë një hap përpara, edhe pse kemi humbur ndeshjen. Për mua është diçka pozitive. Lojtarët kanë nevojë për besim. Të besojnë tek potencialet e tyre. Duhet të pranoj se gabime do të bëjmë gjithmonë, por duhet të reagojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

-Trajneri është i qetë, si është situata me presidentin?

Kam komunikuar me presidentin këto ditë. Për momentin nuk ka asgjë. Ne po bëjmë punën tonë, ai të tijën. Unë jam i përqendruar në punën time. Ai po mundohet që të më afrojë lojtarët që kërkoj unë dhe që kam nevojë. Unë nga ana tjetër, duhet të jap rezultatin atë që skuadra kërkon dhe dëshiron, ashtu siç duan tifozët, presidenti dhe shtypi. Nuk ka një krisje mes meje dhe presidentit. Madje ai e di shumë mirë, sepse kemi folur gjatë mesjavës.

-Shumë pak emra si alternativa për këtë Tiranë?

Duhet të vinë 2-3 lojtarë. Shpresoj që të mbërrijnë gjatë javës në vazhdim. Jam duke pritur prej kohësh dhe u bë goxha që pres. Presidenca po mundohet, por koha është e paktë, sepse po arrijmë në fund të përgatitjeve dhe fillon kampionati. Nuk do të jetë e lehtë. Luajmë me një ekip të Kategorisë Superiore dhe duhet të jemi të përgatitur për Superkupën. Duhet të kemi zëvendësimet e duhura për çdo lloj skeme. Jam i bindur që të gjithë do të vinë.

-Jeni i kënaqur me blerjet e kësaj vere?

Eder ka vetëm pesë ditë stërvitje dhe nuk është në top-formë. Junus Sentamu po bëhet i rëndësishëm për skuadrën tonë, por duhet të zhbllokohet, sepse është sulmues dhe duhet të shënojë. Uellison duhet të jetë i qetë në lojë, sepse bën disa gabime që kur bëhen nga portieri dhe mbrojtësit janë fatale. Ai duhet të qetësojë shumë ekipin, ashtu siç bëri Ralfi sot, që vetëm 19 vjeç tregoi se është një lojtar model dhe mund të jetë titullar te kjo Tiranë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online