Kampion bote pa goditur asnjëherë portën!

0

Franca ka ngritur Kupën e Botës për të dytën herë në historinë e saj, teksa historitë dhe protagonistët kanë qenë të shumtë, por mes tyre edhe ata që kanë bërë habi… Si, për shembull, Oliver Zhiru, që ka ngritur trofeun, edhe pse kontributi i tij ka qenë vetëm në… vrapim dhe kilometra të përshkruar.

Motivi? E thjeshtë. Statistikat janë ato që “flasin” dhe, në rastin e sulmuesit të Çelsit, madje as nuk “flasin”.  Kështu, në 546 minuta që është aktivizuar me Francën (përballë Australisë, Perusë, Danimarkës, Argjentinës, Uruguajit, Belgjikës dhe Kroacisë), nuk e ka goditur asnjëherë portën kundërshtare…

Pak rëndësi ka, Zhiru quhet kampion bote dhe kjo mjafton… Menduan të tjerët për të!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.