Junajtid nuk di të fitojë më, Murinjo humbet edhe Lukakun

0

Mançester Junajtid e mbyll vitin pa fitore dhe suksesin e fundit e ka arritur në 17 dhjetor. Nuk është krizë, por eliminimi nga Kupa e Ligës nuk paska qenë rastesi dhe barazimi kundër Bërnlit është pasuar nga një tjetër sot kundër Sauthemptonit.

Këtë radhë përfundoi 0-0 dhe realisht Junajtid shumë rrallë iu afrua golit.

Ngjarja e ndeshjes ishte dëmtimi i rëndë i Romelu Lukakut, sulmuesit belg i cili në fillim të ndeshjes mori një goditje të fortë pas koke dhe gati mbeti pa ndjenja.

Sulmuesi doli me barelë dhe për fat nuk ka asgjë serioze, por ndërkohë do të mungojë rreth dy javë.

Moment i zi për Zhoze Murinjon, sepse tashmë titulli është i pamundur dhe Çelsi i ka rrëmbyer vendin e dytë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.