Joshua ultimatum për Wilder: Të pres më 13 prill në “Wembley”!

0

Anthony Joshua ka lëshuar një mesazh të drejtëpërdrejtë për boksierin amerikan Deontay Wilder. Në emisionin “First Take”, anglezi ka thënë se më datë 13 prill ai do të mbrojë katër titujt e tij kampione bote në stadiumin “Wemblei” dhe se kundërshtari i tij i preferuar për këtë duel është mbajtësi i brezit WBC, pikërisht Deontay Wilder.

“Jam i gatshmë të luftoj ndaj Deontay Wilder. E ftoj më datë 13 prill në Londër. Por, më duket se ai dëshiron të luftoj ndaj Tyson Fury-t. Jam i gatshëm të luftoj këdo prej tyre, por më intereson më shumë Wilder, pasi ai është kampioni në fuqi. Nuk jam ndër ata boksierë që preferon të flasë shumë e të stoliset pafund. Punën e time e tregoj në ring”, tha Joshua.

Në rast se dueli midis Joshua-s dhe Wilder do të ndodhë, fitimtari do të bëhet kampioni i padiskutuar i në divizionin e peshave të rënda, duke mbajtur të pestë titujt madhorë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur që prej vitit 2000, kur Lennox Lewis unifikoi të gjithë brezat kampion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.