Joshua – Ruiz 2 thuajse zyrtare, promotori zbulon vendndodhjen e duelit

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz do të rikthehen në ring për të vendosur njëherë e mirë mbajtësin e katër brezave kampion bote në divizionin e peshave të rënda. Boksieri anglez ka aktivizuar klauzolën e përsëritjes së duelit në rast humbje. Ruiz mund të mos e pranojë përsëritjen, por në këtë rast të gjithë titujt e fituar mbrëmjen e 1 qershorit i rikthehen Joshuas.

Eddie Hearn, promotori i boksierit anglez ka zbuluar se në ditët në vijim do të zbulohet stadiumin favorit për duelin që pritet të zhvillohet në fund të muajit nëntor.

Principality Stadium

“Po finalizojmë detajet e fundit. Besoj se në dy ditë do të dalim me një njoftim. Mund t’iu them se kemi menduar dy vendndodhje. E para është “Madison Square Garden” në SHBA, aty ku Joshua humbi. Ai ka dëshirë që të hakmerret pikërisht në atë vend. Opsioni i dytë është “Principality Stadium”, në Uells. Një stadium i mbuluar ku nuk rrezikojmë anulimet e duelit nga kushtet atmosferike. Joshua e ka mbushur plot atë stadium në të shkuarën. Ky është vendi favorit për momentin. Trajneri i Joshuas insiston të mos largohemi përsëri në SHBA”, tha Hearn.

Nëse vendndodhja e duelit është në “Principality Stadium”, atëherë ky do të jetë një lajm i mirë për të gjithë ne Europianët që s’do të na duhet të presim deri në 5 të mëngjesit për përjetuar emocionet që dhuron sporti i boksit.

Madison Square Garden

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *