Josa: Një ditë e trishtuar, më vjen zor të flas për Kategorinë e Parë

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, është shfaqur i nxirë në fytyrë në Supersport, duke mos e konsideruar ndonjë sukses triumfin në finalen e Kupës.

“Kam pasur entuziazëm më shumë kur kam fituar Skënderbeun Superkupën, apo kupën me Tiranën më parë. Sot ka qenë një ditë e trishtuar. Skuadra ka luajtur lojërat më të mira në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Këtë e keni diskutuar. Kemi pasur probleme në disa ndeshje, gjë që e dini. Unë kam thënë pak gjatë kësaj kohe, pasi edhe të flisnin nuk kemi pasur kurajo. Kemi pasur probleme në tre ndeshjet në shtëpi, humbja me Vllazninë, barazimi me Laçin dhe Teutën, që na sollën në këtë gjendje. Fajet mund t’i jepni ju, përqindje nuk, të gjithë jemi në gabim, të gjithë duhet ta marrim përsipër këtë dështim. Kjo kupë i vlen vetëm klubin, gjë që e kam thënë shumë më parë”.

“E ardhmja? Është një problem që do diskutohet me klubin, është problem që nuk më intereson shumë, jo se do largohem. Duhet të jemi më të qetë, pasi edhe nëse do shpëtonim do isha në të njëjtën gjendje. Po të ishte për të ikur, ikja më parë, që në janar. Nuk doja të lija në atë derexhe që kemi. Duhet të jemi të kujdesshëm në deklaratat që do të japim për të ardhmen”.

“Tifozët gjithmonë kanë të drejtë. Kemi qenë edhe në Korçë në situata të tilla. Akuzojnë vetëm presidentin, por edhe ne kemi pjesën tonë, për s ai përket kësaj situate, pasi në momente të veçanta duhet ta hidhnim alarmin që më parë. Këtë e kam parashikuar që në janar, pasi ne ramë ne qetësi, ndërsa ekipet e tjera punuan shumë mirë kundra nesh”.

“Sa meritojnë të jenë aty? Këtu përqindjet varen në çfarë kategorie luan. Më vjen zor të flas për Kategorinë e Parë. Ka lojtarë që kanë qenë të impenjuar maksimalisht. Ata që kanë qenë në fushë e meritojnë të jenë, ndërsa të tjerë nuk e meritojnë. E Para ka karakter tjetër, duhet të jetë një skuadër më e fortë. Nga lojtarët që kanë luajtur rregullisht nuk kam asnjë problem. Nuk më takon të flas për momentin për të ardhmen e skuadrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *