Daja: Zero trofe? Për titullin nuk na lanë!

I mërzitur me këtë humbje në finale edhe trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, që për “Supersport” tha: “Mungesat që kishim, shtuar edhe Orelesin dhe Salihin, pa harruar Latifin dhe Micin që ishin të sforcuar, bënë që ne të hedhim në fushë ata lojtarë që kanë pasur pak minutash. Munguan lojtarët me përvojë që duhet të motivonin të tjerët. Nuk zbritëm në fushë të motivuar, ndoshta ngaqë janë mësuar me titullin dhe ky trofe nuk iu duk i duhuri”. Por, si e sheh këtë sezon Daja? “Kemi bërë gjithçka mirë, sepse ta marrësh Skënderbeun në një gjendje jo të mirë psikologjike dhe ta çosh deri në fund, ku nuk na lanë, jo se nuk e meritonim, nuk është e lehtë. Ekipi bëri një sezon goxha të mirë”.

“Jam nga ato që mbaj përgjegjësi për vete, por t’i shohësh pikët e janarit e më tej, kemi marrë më shumë se të tjerët. Vendos edhe 3 pikëshin në Kukës, kishim mundësi të shkonim te titulli.Për këtë pjesë s’mbaj përgjegjësi aspak. Kam fituar simpatinë e tifozëve korçarë. Performancën e kishim në ngritje, pasi shkuam në 7 fitore në kampionat, apo arritëm në finalen e Kupës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online