Jo vetëm Mbokani, Dinamo lë në Ukrainë edhe dy titullarë

0

Skënderbeu ka një mundësi të mirë për të marrë një rezultat pozitiv nesër në Elbasan, sepse qartësisht Dinamo e Kievit nuk është e motivuar maksimalisht tani që e ka siguruar kualifikimin.

Skuadra ukrainase ka zbarkuar sot në mbrëmje në Shqipëri dhe nuk do të bëjë asnjë seancë stërvitore, ndërkohë që ka ardhur pa shumë titullarë.

Mesfushori i rëndësishëm Vitali Bujalski është i pezulluar, sulmuesi Kravets dhe mesfushorët Harmash e Sidorçuk ishin konfirmuar që dje si mungesa për dëmtim ashtu si sulmuesi kryesor Mbokani, por sot mësohet se për në Tiranë nuk kanë udhëtuar as dy titullarë të tjerë.

Mbrojtësi kroat Domagoj Vida, ndër më të mirët te Dinamo, si dhe mesfushori Derlis Gonzalez, gjithashtu titullar, nuk janë nisur fare për në Shqipëri.

Trajneri Haskeviç prej ditësh ka afruar në ekipin e parë për stërvitje disa lojtarë nga të rinjtë e klubit dhe disa prej tyre janë bashkuar me ekipin që do të luajë nesër në Elbasan, kundër Skënderbeut.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image