“Jam me kancer”, kështu filloi përmbysja e çmendur e Seviljes

0

Trajneri i Seviljes, Eduardo Berizo, është diagnostikuar me kancer në prostatë. Lajmi publikohet nga mediat spanjolle, që kanë mësuar gjithçka fillimisht nga lojtarët, para se klubi andaluz të konfirmonte gjithçka me një komunikatë për shtyp.

E pabesueshme është se Sevilja shkoi në pushim në disavantazh 3-0, ndërsa aty Berizo mbajti një fjalim të shkurtër, duke u kërkuar lojtarëve të tij “të luanin me zemër dhe të mos kishin frikë, sepse çdo gabim rregullohet dhe një gol i shpejtë do ta ndizte stadiumin”.

Në diskutimin e tij Berizo u tha lojtarëve se ishte me kancer dhe kjo duket se motivoi në maksimum ata, aq sa pas golit të barazimit në shtesë festa ishte e tëra për trajnerin.

Berizo do të operohet në dy ditët e ardhshme dhe shpresohet te shërimi i plotë. Më parë edhe ish-trajneri i Barcelonës Tito Vilanova pati betejën e jetës me kancerin, por pas disa vitesh luftë, në vitin 2014 u nda nga jeta.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image