Alijev e mbyll me Kukësin: Po pres ofertën e duhur

Sulmuesi është larg pritshmërive dhe largimi duket se është rruga e vetme që i ka mbetur. Me pagën e lartë që ka, edhe Kukësi nuk do të kishte kundërshtime

Jurgen Zela

Rauf Alijev është një ndër azerët e paktë që luajnë jashtë Azerbajxhanit dhe mediat e vendlindjes e kanë gjithnjë në fokus, jo vetëm se është lojtar me emër dhe me të shkuar në kombëtare, por edhe sepse ka habitur me zgjedhjen e tij, duke ardhur në Shqipëri, kampionat i panjohur dhe i varfër në krahasim me atë azer. Ambientimi me futbollin dhe jetën në Shqipëri ka qenë i vështirë dhe ishte lehtësisht e parashikueshme, sepse jemi shumë të ndryshëm në çdo drejtim. Këtë gjë e pranon edhe vetë Alijev për mediat në Azerbajxhan, i cili tashmë është me valixhe në dorë dhe pret ofertën e duhur për të lënë Kukësin, ku është ndër emrat më të paguar, por ka zhgënjyer dhe nuk është bërë lideri që pritej në sulm, ndaj edhe klubi verilindor pret me padurim ta largojë në janar.
– Rauf, si ka qenë aventura e parë jashtë Azerbajxhanit?
– Do kisha dashur të luaja në një kampionat më cilësor. Shqipëria nuk ka probleme me futbollin, por kushtet aty nuk të ngrohin, ky ishte problemi. Nuk ka probleme financiare, Kukësi është klub i pasur e ambicioz, ashtu si Skënderbeu e Partizani, por në përgjithësi të luash aty nuk është entuziazmuese. Skuadra nuk ka as bazë, sepse përfaqëson Kukësin, por ne jetojmë e stërvitemi në Tiranë dhe shkojmë në Kukës sa për ndeshje.
Me çfarë klubesh në Azerbajxhan ngjan Kukësi?
– Mund ta krahasoj me ekipe të mesit të tabelës.
– Gjuha ka qenë problem i madh për ju?
– Po, jemi krejt të ndryshëm. Në Tiranë njoh Nderim Nexhipin, i cili ka luajtur më parë te Karabaku dhe më ka ndihmuar shumë, pasi di turqisht. Ansi Agollin nuk e kam takuar.
– Sa gjatë do të qëndrosh te Kukësi?
– Për momentin nuk di ta them me saktësi. Për një muaj mbyllet pjesa e parë e sezonit, nuk e di a do qëndroj, po shoh edhe mundësinë e largimit. Megjithatë, nuk kam asnjë ofertë serioze, pavarësisht nga zërat. Nëse do të më vijë ndonjë ofertë e mirë, do të zgjedh. Ndoshta gjej një skuadër më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online