Islanda hakmerret, “poker” Shqipërisë së Bogdanit

0

Ernest Muçi e nderoi Shqipërinë ditë më parë në miqësoren me Islandën, por në takimin e dytë të luajtur në Elbasan kuqezinjtë janë mposhtur. Kjo ka ndodhur me “poker” golash, teksa miqtë kanë realizuar nga dy gola për pjesë.

Portieri Alija u mposht shumë shpejt, me Heimison që arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Në fund të pjesës së parë Andrason shënoi sërish dhe rezultati shkoi në 0-2. Në fraksionin e dytë të lojës kuqezinjtë tentuan ë ndryshojnë diçka.

Tre minuta pas fillimit ishte sulmuesi Nezha që ngushtoi shifrat në 2-1. Gjithsesi goli i barazimit nuk erdhi më pas, madje Islanda shënoi edhe dy herë të tjera. Arnorson realizoi dygolësh dhe “vulosi” fitoren 1-4 të skuadrës së tij kundër Shqipërisë U19.

U19 | SHQIPËRI-ISLANDË 1-4
Shënues: Nezha 48’/ Heimison 5’, Andrason 44’, Arnorson 69’, 85

Shqipëria U19: Alija, Isufi, Kalaj, Doda, Ismailgeci, Çelhaka, Lakti, Gkertsos, Pasha, Nezha, Muçi. Trajner: E. Bogdani

Islanda U19: Olafson, Mugnuson, Bordason, Runarson, Sigudson, Geirson, Andrason, Heimison, Sorhallson, Andreson. Trajner: S. Orlygson

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.