Gjermania një jetë me Adidas, ja klubi më i dashur dhe më i urryer në Bundesligë

Kombëtarja gjermane e futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me kompaninë Adidas për katër vitet e ardhshme. Kontrata e vjetër skadonte në vitin 2022, ndërsa palët do të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2026.

Marrëdhënia e Kombëtares së Gjermanisë dhe Adidas vazhdon prej vitit 1954, periudhë gjatë së cilës palët kanë festuar 4 Kupa Botë dhe 3 Europianë.

Universiteti i Branshvajgut në Gjermani ka kryer një sondazh sa i përket skuadrave të preferuara në vend. Në vend të fundit renditet Bajerni i Mynihut, që është një nga klubet më të urryera në Gjermani. Shkaku? Fitojnë prej vitesh, fitojnë gjithmonë dhe diçka e tillë i ka kthyer bavarezët në antipatikë.

Bajerni i Mynihut numëron 28 tituj Bundesligë ndërsa diferenca me vendin e dytë, që mbahet nga Nurenbergu me 9 tituj, është shumë e madhe.

Rezultatet janë bërë publike nga “Bild”. Vendin e parë të ekipeve të preferuara e mban Freiburgu, ndërsa në vend të dytë renditet Holstein Kiel, që garon në kategorinë e dytë gjermane. Augsburg kompleton podin duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa ekipe si Dortmund dhe Shalke 04 renditen në vendin e 15-të verdhezinjtë dhe në vendin e katërt nga fundit “mbretërorët” e Shalkes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online