Iniesta merr vendimin pas humbjes me Rusinë, deklaratë e fortë

Mesfushori Andres Iniesta do të mbahet mend si një prej gjenive të futbollit. Teknikë e çmendur dhe vizion i frikshëm, praktikisht një vrasës i ëmbël me topin nën këmbë. Pas largimit nga Barcelona, 34-vjeçari i jep fund aventurës me kombëtaren e Spanjës, sigurisht jo ashtu si do të donte.

“Ishte ndeshja ime e fundit me ekipin kombëtar. Një histori e mrekullueshme mbaron këtu, dhe pse jo ashtu si do të doja. Një kohë e vështirë, e kemi përjetuar në të kaluarën dhe kemi treguar se i kalojmë ditët e vështira. Ne shpresonim për një fund më të mirë, por duhet ta pranojmë, futbolli i tillë është”.

Mesfushori ka fituar gjithçka në nivel klubesh dhe me kombëtaren spanjolle. Ai është kampion bote dhe dy herë kampion europe, ka ngritur 4 trofe të Champions Leagues dhe 9 herë La Ligan, pa harruar Kupat e Mbretit, Superkupat dhe Kupën e Botës në nivel klubesh. Faleminderit për gjithçka, kampion!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *