Ikardi “përbindësh”, Interi fluturon i dyti

Titullin nuk e përmend askush, por si pa dashje renditjen e shohin të gjithë tek Interi.

Mauro Ikardi shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke qenë njeriu i ndeshjes në Inter-Atalanta 2-0.

Aspak e lehtë, sepse Atalanta luajti mirë dhe Interi në pjesën e parë pati vetëm një rast ideal, por Ikardi u ndal nga Berisha.

Në pjesën e dytë presioni u rrit dhe portieri i Shqipërisë u thye dy herë nga Ikardi, 13 gola këtë sezon. Kreu është shumë pranë, ndoshta tani duhet tentuar diçka e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *