Ultras mund të jesh edhe pa sharë, shihni fëmijët vlonjatë

Nëse kjo është e ardhmja e Vlorës, qyteti bregdetar duhet të buzëqeshë. Prania e një grupi fëmijësh sot në Lushnje, futbollistë të vegjël të cilët ishin në stadium në mbështetje të Flamurtarit, ishte një risi e bukur dhe kjo video, marrë nga “Flamurtari Akademia” në Facebook, flet vetë.

Sinan Idrizi duket se e ka seriozisht, kur thotë se do të hapë stadiumin vetëm për femrat dhe fëmijët. Fundja, me ta nuk do të gjobitet, ndërsa me “burrat” merr vetëm gjoba, pasi sharjet e ofendimet janë aq irrituese, saqë edhe vetë Idrizi tha pas Skënderbeut: “Meritojmë çdo dënim, më vjen turp nga këta njerëz që shkojnë në stadium vetëm për të sharë kundërshtarët 90 minuta”.

Këta fëmijë fatkeqësisht shkojnë në stadium dhe dëgjojnë prindërit e tyre të transformohen në bisha kundër arbitrit apo lojtarëve e presidentit kundërshtar. Për fat, ata që ishin në Lushnje duket se nuk janë helmuar ende, por nëse prindërit e të afërmit e tyre do t’i marrin në stadium dhe do t’u mësojnë fjalorin e rrugës dhe përbërjen familjare të kundërshtarëve, e ardhmja do të bëhet shumë e zymtë.

Nëse Sinan Idrizi e mban fjalën dhe e bën si në Turqi, në një derbi të Stambollit, ku u mbush stadiumi me mijëra femra e fëmijë, ai do të ishte mesazhi më i qartë për vlonjatët dhe gjithë Shqipërinë, sepse moda e sharjeve nuk është ekskluzivitet, është e përhapur nga Konispoli në Vermosh. Njerëzit duhet të kuptojnë që në fund fare, ndeshjen e fitojnë ose e humbasin lojtarët. Nëse një gjyqtar nuk është në rregull, nuk zgjidh asgjë duke e sharë në stadium, por ndoshta ka efektin e kundërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online