Iakuinta: Unë dhe babai im të pafajshëm, trembem kur dëgjoj fjalën “Ndangheta”!

0

Vinçenco Iakuinta po përjeton një periudhë të vështirë në jetën e tij. Me datë 31 tetor Gjykata e Rexhio Emilias dënoi kampionin e botës në vitin 2006 me Italinë me dy vite burg, ndërsa më i rëndë ishte dënimi për babain e tij Xhuzepe Iakuinta, i cili është dënuar me 19 vite burg. Arsyeja? Posedim i paligjshëm i armëve dhe lidhje me grupin mafioz Ndangheta.

Në vitin 2012, Vinçenco nuk u lejua të mbante armë zjarri për shkak se është parë disa herë në shoqërinë e anëtarëve të grupimit mafioz, por pavarësisht kësaj, ai është kapur me një armë. 38-vjeçari mohon akuzat e bëra në prononcimin e bërë për “Le Iene”.

Unë dhe babai im jemi të pafajshëm dhe i besoj atij verbërisht. E vërteta do të dalë në pah. Kur je i famshëm, ka njerëz që janë pro dhe kundër teje. Ka patur dhe 119 dënime të tjera dhe janë dhe dy faza të tjera gjykimi, por në gazeta lexohet vetëm emri im. Një ditë isha në një ‘McDonald’ me fëmijët e mi, kasierja më njohu dhe jua tregoi një gjë të tillë personelit. Nga kuzhina erdhi një koment i turpshëm ‘ah, ky mafiozi’. Unë kam frikë vetëm të dëgjoj fjalën ‘Ndangheta’, përfundon ish-sulmuesi i kombëtares italiane.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.