I padëshiruar te Kukësi, nënshkruan në Sllovaki

0

Largimet nga Kukësi këtë janar janë të shumta, madje kishte nga ata që e mbyllën bashkëpunimin me verilindorët edhe që në dhjetor. Njëri prej tyre ishte sulmuesi kroat Dino Shpehar, i cili nuk është se la gjurmë në skuadrën e Cungut.

Futbollisti 24-vjeçar luajti në total në 14 ndeshje, ndërkohë që dy herë e nisi nga minuta e parë. Shpehar realizoi vetëm një gol në takimin e humbur 1-2 me Flamurtarin. Drejtuesit u bindën ta mbyllnin bashkëpunimin me të. Fakti që ishte i huaj e penalizonte goxha sulmuesin.

Tashmë ai ka gjetur edhe ekipin e ri dhe do të luajë në Sllovaki. Sot ai ka firmosur dhe është zyrtarizuar nga Sered, klub që renditet në vendin e pestë dhe synon pjesëmarrjen në kupat e Europës. Shpehar në të shkuarën është aktivizuar në Kroaci dhe Rumani, ndërsa më pas erdhi në Shqipëri. Në kampionatin sllovak sulmuesi provon eksperiencën e parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.