I kujtojnë turpërimin nga Mesi, Boateng kthen përgjigjen perfekte

0

Shumë prej nesh e mbajnë mend driblimin fantastik që Lionel Mesi i bëri mbrojtësit të Bajernit Zherom Boateng në gjysmëfinalen e Champions-it.

Ditën e sotme bëhen plot katër vite nga ai moment. Një ndër mediet më të njohura sportive në botë “Bleacher Report”, ka përkujtuar këtë moment me një fotomontazh në Instagram, ku Boateng shihet të ketë veshur patina, ndërsa fusha e blertë është zëvendësuar me një shtresë akulli.

Në shkrimin që shoqëron foto, shkruhet: Në këtë ditë në 2015-ën, Leo Mesi vuri Zherom Boateng në patina.

 

Nuk ka munguar përgjigja e Boateng, i cili ka kthyer përgjigjen perfekte: Fatmirësisht nuk i vesha patinat në 2014-ën! Shkroi gjermani duke i kujtuar të gjithëve triumfin në Botërorin e 2014-ës, ku Gjermania mundi Argjentinën në finale.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.